Michael Caine tërhiqet nga bota e kinematografisë

11 months ago 38
Reklamë
14:09 14/10/2023

Aktori i njohur realizoi filmin e fundit “The Great Escaper”

Aktori britanik dhe fituesi i cmimit OSCAR, Michael Caine, ka thënë se do të tërhiqet nga bota e aktrimit, në moshën 90-vjeçare.

“Kam thënë vazhdimisht se do të tërhiqem por ja ku po ndodh tani”, tha ai gjatë një interviste për BBC.

Caine luan në “The Great Escaper” përkrah Glenda Jackson, e cila ndërroi jetë në Qershor pak pasi përfundoi rolin e saj në film.

Filmi bazohet në historinë e vërtetë të një veterani të Luftës së Dytë Botërore, i cili arratiset nga një  azil për të marrë pjesë në festimet e përvjetorit të Betejës së Normandisë në Francë e cila është një ngjarje e rëndësishme që ka edhe peshë diplomatike.

“Të vetmet role që mund të luaj tani janë  ato për burra 90-vjeçarë. Ose ndoshta 85”, tha Caine për BBC.

“Kështu që mendova, pasi të bëj këtë film do të tërhiqem“, shpjegoi më tej aktori gjatë intervistës.

Caine fitoi Oscar për filmin e vitit 1986 “Hannah and Her Sisters” dhe “The Cider House Rules” në 1999. Ai gjithashtu luajti në filma si “Alfie”, “Get Carter” dhe “Educating Rita”.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article