Microsoft nuk ishte në dijeni për shkarkimin e Altman nga OpenAI

9 months ago 11
Reklamë

CEO i Microsoft, Satya Nadella, thotë se OpenAI duhej “të paktën” të konsultohej me Microsoft përpara se ta shkarkonte Sam Altman nga pozita e CEO-s, duke pasur parasysh investimin e tij në kompani.

Microsoft ka investuar miliarda në OpenAI, derisa të dyja kompanitë përdorin teknologjinë e njëra-tjetrës, transmeton Telegrafi.

ChatGPT përdoret për të fuqizuar motorin e kërkimit Bing të Microsoft, ndërsa OpenAI përdor serverët cloud të Microsoft Azure.

Microsoft, megjithatë, nuk ishte në dijeni të shkarkimit të Altman derisa OpenAI e bëri publik njoftimin.

Shkarkimi i Altman nga pozita e CEO-s në kompaninë OpenAI kishte shkaktuar mjaft kaos brenda kompanisë, kur qindra punëtorë kërcënuan me dorëheqje, duke kërkuar edhe shkarkimin e bordit.

Altman tani është transferuar në Microsoft dhe do të udhëheq një ekip për kërkim në Inteligjencën Artificiale.

Read Entire Article