Microsoft punëson ish-CEO të OpenAI, Sam Altman

10 months ago 12
Reklamë

Microsoft ka punësuar bashkë-themeluesit e OpenAI, Sam Altman dhe Greg Brockman për të drejtuar një “ekip të ri të avancuar të kërkimit të AI”.

Kështu ka bërë të ditur të hënën shefi i konglomeratit të softuerit Satya Nadella, duke mbyllur një diskutim intensiv treditor pas vendimit të papritur të bordit të OpenAI për të shkarkuar Altman, përcjell Telegrafi.

Shumë anëtarë të OpenAI, përfshirë bashkëthemeluesin Brockman, u larguan nga firma në shenjë proteste javën e kaluar.

Nadella tha se Altman dhe Brockman do të bashkohen nga “kolegë”, duke sugjeruar se Microsoft po punëson gjithashtu shumë njerëz të tjerë që u larguan nga OpenAI gjatë fundjavës.

“Ne mezi presim të lëvizim shpejt për t’u siguruar atyre burimet e nevojshme për suksesin e tyre”, tha Nadella, në atë që shumë sipërmarrës të teknologjisë e etiketuan si një shembull të “ekzekutimit të jashtëzakonshëm”.

Nadella, firma e së cilës ka investuar mbi 10 miliardë dollarë në OpenAI, tha se prodhuesi i Windows mbetet i përkushtuar ndaj startup-it. /Telegrafi/

Read Entire Article