Mihaj merr shiritin e kapitenit te skuadra portugeze

3 weeks ago 33

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë Enea Mihaj është bërë lider absolut te skuadra e Famaliko në Portugali. Gjiganti kuqezi dy ndeshjet e fundit është graduar kapiten te skuadra e tij në Portugali/

Bëhet fjalë për takimet kundër Gil Vicente dhe Moreirense, të cilat u mbyllën në barazim respektivisht 1-1 dhe 0-0.

Mbrojtësi 26-vjeçar shihet gjithmonë si alternativë e sigurt për Silvinjon te Kombëtarja shqiptare. Dhe pse nuk ka marrë asnjë minutë, ishte pjesë e Euro 2024 dhe dy sfidave të Ligës së Kombeve.

Mihaj është pjesë e Famalikaos, që militon në elitën portugeze, prej verës së vitit 2022. Ndërkohë vlen për t’u theksuar se kontrata e tij përfundon në fundin e këtij sezoni.

Read Entire Article