Presidenti paraguaian Santiago Pena dhe ministri i brendshëm Enrique Riera shiheshin sot në ceremoninë e dorëzimit të armëve të kapura në një operacion të përbashkët anti trafik.
Policia në Brazil kreu kësaj jave një nga operacionet më të mëdha në vend kundër trafikut nderkombetar të armëve e drogave, ku në bashkëpunim me zyrtarë të Paraguait e SHBA çmontuan një rrjet të gjerë trafiku ilegal armesh.
Ky rrjet akuzohet se kishte trafikuar “43,000 armë nga Evropa te bandat kryesore të vendit,” thanë autoritetet, duke shtuar se 19 njerëz u arrestuan, pesë në Brazil e 14 ne Paraguai.
Mes të ndaluarve në Paraguai ishin dhe dy ushtarakë të lartë, që ishin përfshirë në shpërndarjen ilegale te armëve dhe municioneve, thanë zyrtarët.
Policia e Brazilit tha se armët ishin importuar nga vende si Kroacia, Turqia, Çekia e Slovenia, drejt një kompanie me bazë në kryeqytetin Asunción.
Policia llogariste se masa totale e operacioneve të bandës arrinte në më shumë se 200 milionë dollarë. Armëve e ardhura në vend u hiqeshin numrat serialë dhe shenjat e identifikimit për t’u rishitur të grupet e ndërmjetësve në kufirin mes Brazilit e Paraguajit.
Rrjeti i gjerë kriminal operonte me dollarë nga kompani guaska në SHBA, ku autoritetet kanë lëshuar urdhër arreste.
Top Channel