Mijëra njerëz marshuan në Bruksel dhe Berlin kundër rritjes së antisemitizmit

10 months ago 24

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën në një tubim masiv në kryeqytetin belg dhe gjerman, për të protestuar kundër rritjes së antisemitizmit.

Bëhet e ditur nga mediat se, protestat në Bruksel dhe Berlin ishin të fundit nga një valë e madhe e tyre në Evropë, të cilat kanë shfaqur solidaritet me komunitetin hebre.

Shumica prej 4,000 marshuesve mbajtën pankarta ku thuhej “Nuk duhet të jesh hebre për të marshuar kundër antisemitizmit” dhe “Antisemitizmi vret”.

Presidenti i Lidhjes Belge Kundër Antisemitizmit, theksoi se Belgjika ka përjetuar një rritje të ndjeshme të urrejtjes anti-hebreje që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën edhe në Berlin për të protestuar pas rritjes së incidenteve anti-hebreje në Gjermani.

Sipas organizatorëve, të pranishëm ishin rreth 10,000 persona.

Synimi i këtyre protestave në mbarë Evropën është për t’i treguar botës se janë në përkrahje të hebrenjve dhe kundër antisemitizmit. /Telegrafi/

Read Entire Article