Mike prej 50 vitesh, Jane dhe Lily ndajnë ‘sekretin’

11 months ago 21
Reklamë
17:21 25/09/2023

Miqësi prej shumë vitesh? Sa herë mund ta kemi menduar se këto lloj raportesh afatgjata nuk ekzistojnë, por kemi anashkaluar faktin se mund të ketë një ‘mekanizëm’ për t’i bërë të funksionojnë.

Dy aktoret e njohura, Jane Fonda dhe Lily Tomlin kanë zbuluar përmes një interviste për Stephen Colbert se kanë 50 vite miqësi. Në serialin ku aktoret kanë qenë protagoniste “Grace & Frankie” ato ishin mike, e kjo gjë ka vijuar dhe në jetën reale.

Kur u pyetën lidhur me këtë miqësi të rrallë, secila dha përgjigjie të ndryshme.

Fonda u shpreh: Është gjithçka tjetër, veçse jo seksuale. Kam bërë 3 filma me të dhe 7 vjet serialin.  Nuk ka një të dytë si ajo.

Sigurisht këto fjalë të ngrohta u pritën me shumë gëzim nga Tomlin, e cila herë pas herë bënte dhe mimika qesharake para publikut.

Tomlin theksoi se një miqësi e shëndetshme është edhe kur disa gjëra mbahen për vete.

“Në çdo raport, do jetë njëri më i shprehur e tjetri më i rezervuar. Por dashuria është e njëjta, një miqësi e qëndrueshme e ka të nevojshme që disa gjëra të vogla të mos rrëfehen”, tha ajo.

Duke qenë krejt të kundërta, ato kanë funksionuar më së miri bashkë për plot 5 dekada.

Sipas tyre, sekreti qëndron tek të qenurit vetvetja dhe të duash me sinqeritet. Padyshim, pa humbur sensin e humorit me njëra-tjetrën. A mendoni se e keni ju një mik apo mikeshë të tillë? /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article