Mikroplastikat e gjetura te retë dhe shiu, ndikojnë në motin e temperaturat globale (fotot)

11 months ago 8

Shkencëtarë në lindje të Kinës kanë zbuluar nano-pjesëza plastike thuajse në të gjitha mostrat e ujit të shiut, te ngjashme me ato që gjenden në fibrat sintetike apo në ambalazhet.

Ajri, uji, toka, ushqimi e rrjedhimisht dhe gjaku i njeriut përmban mikroplastike të rrezikshme që duket se gjenden kudo në planetin tonë, teksa së fundmi listës i shtohen dhe retë në qiell, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Mikroplastikat e zbuluara në retë në lindje të Kinës, sipas studimit të ri mund të jenë një faktor për formimin e reve, të reshjeve dhe rrjedhimisht të motit.

Grupi i shkencëtarëve të universitetit të Shandong mblodhi mostra uji të shiut në majën e malit Mount Tai, por dhe aty gjeti mikroplastika në 24 prej 28 mostrave. Mikropjesëzat që nuk dihet saktësisht se nga vijnë, ishin të tipeve tereftalat polietileni, tereftalat (PET), polipropilen, dhe materiale të tjera që përdoren në fibrat sintetike te veshjeve e tekstileve, si dhe në ambalazhet dhe në maskat e fytyrës.

“Zbulimet janë provë e pranisë së mikroplastikave në retë”, thuhej në dokumentin e publikuar sot në revistën ‘Environmental Science and Technology Letters’.

Një tjetër studim në fillim të vitit tregonte se mikroplastikat ishin prezentë në majën e malit  Fuxhi e malit Oiama, sipas tyre duke sugjeruar se ato udhëtojnë me oqeanet apo masat ajrore. Përqendrimi i tyre në retë e malit Tai ishte shumë herë më i lartë se ujin e reve në Japoni.

Nuk ka një ide zyrtare se nga vjen kjo mbushje me plastika por “formimi i reve lokale e globale ndikohet nga ky fenomen, dhe rrjedhimisht temperaturat,” tha studiuesi Couceiro, i papërfshirë në studim.

Ndikimi te retë sjell ndikim te moti e klima në shumë mënyra. Ato sjellin reshje ose mungesë të tyre, duke ndikuar te vegjetacioni, ato bllokojnë dritën e diellit, ftohin sipërfaqen e tokës, dhe izolojnë nxehtësinë ose lagështirën.

“Ka vetëm një grup gjallesash në planet që përdorim plastikën dhe këta janë njerëzit”, tha  Couceiro, duke shtuar se ky është një fenomen global dhe e tillë duhet të jetë dhe reagimi.

Top Channel

Read Entire Article