Milan afër finalizimit të marrëveshjes me lojtarin e Real Betis, ai mund t’i bashkohet kuqezinjëve që në janar

1 year ago 35

Mediat në Spanjë kanë raportuar se Milani është në prag të marrëveshjes me Juan Miranda dhe mund të bindë Real Betisin që ta lërë atë të largohet në janar.

Kjo nuk është hera e parë që kuqezinjtë janë lidhur me një transfer të Mirandas, mbrojtësin e majtë 23-vjeçar, i cili ka një paraqitje për ekipin e parë të Spanjës, në të cilën ka shënuar një gol.

Mendohet se ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me rritje të pagës. Kontrata e tij me Betisin do të skadojë në qershor të vitit 2024 dhe duke marrë parasysh këtë, Milani e ka vënë veten në pozitën e parë për ta marrë atë si një lojtar të lirë.

Megjithatë, duke pasur parasysh këtë, raportohet se Real Betis janë më të hapur për të konsideruar një shitje në janar në mënyrë që të paktën të marrin diçka nga transferimi.

🚨🔴⚫️ AC Milan, close to reaching an agreement on personal terms with Real Betis LB Juan Miranda.

Miranda, considered ideal solution. 5 year deal discussed.

Initial plan, signing him as free agent in June 2024 but AC Milan could try to anticipate deal in January. @MatteMoretto pic.twitter.com/rdriUy7bcs

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 28, 2023

Calciomercato pretendon se oferta e Milanit në drejtim të klubit spanjoll do të jetë 3 milion plus bonuset. Miranda do të mbushë 24 vjeç në janar dhe kaloi përmes akademisë së të rinjve të Betisit dhe Barcelonës.

Ai ka bërë shtatë paraqitje këtë sezon në të gjitha garat por ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës dhe as nuk ka bërë ndonjë asistim./Telegrafi/

Read Entire Article