Milan “djeg” Rafael Leao-n?! Fonseca e lë në stol për sfiden ndaj Udineses, sot edhe supersfida Juventus-Lazio

2 hours ago 24

A është një masë konkrete si pasojë e asaj që ndodhi në Firence në humbjen 2 me 1 apo një vendim që lidhet me freskinë fizike të disa lojtarëve para ndeshjes së Champins League?  Pak e vështirë në fakt për të deshifruar lëvizjet në formacion që pritet të bëjë sot kundër Udineses trajneri i Milanit, Paolo Fonseca.

Tekniku portugez referuar mediave italiane do të lërë jashtë titullarë si Rafael Leaon, Abraham dhe Gabian, pa harruar që nuk luan as Teo Hernandez i pezulluar. Portugezi bëri disa deklarata pas dueleve me Portugalinë që mesa duket nuk i kanë pëlqyer stafit teknik. Ai tha se te kombëtarja ndihet shumë rehat në aspektin teknik dhe për lirinë që i jep në fushë trajner i përfaqësuese.

Në këtë mënyrë duke thumbuar në distancë teknikun Foncesa, ylli luzitan që duhet të mbajë edhe shiritin e kapitenit kundër Udineses, mund të përfundoj në stol. Në vend të tij Chukueze. Në stol edhe Tami Ebraham, ky i fundit si ndëshkim për atë që ndodhi në duelin e humbur kundër Fiorentines, ku britaniku goditi penalltinë edhe pse ishte caktuar Pulisic nga stafi teknik.  Në vend të Abraham do të luajë Okafor.

Ndërkohë në mbrojtje do të ulet në stol Gabia për t’i bërë vend  Malik Caut i rikuperuar. Për kuqezinjtë suksesi kundër Udineses në duelin që luhet në orën 18:00 në San Siro është jetik për të mos rrëshqitur më shumë se pesë pikë larg kreut.

Në mbrëmje ora 20:45 është radha e supersfidës së Torinos mes Juventusit dhe Lacios dy ekipe që kanë nga tre pikë në renditje. Bardhezinjtë kanë shumë probleme me dëmtimet e lojtarëve. Opa Kopmeiners dhe Konseisason në fushë, sytë do të jetë tek fantazia e Kenan Ildiz për të ushqyer me topa sulmuesin Dushan Vlahovic.

Vëmendja në mesfushë tek dyshja Duglas Luiz dhe Kefren Turam. Juventusi nuk fiton në kampion në fushën e vet prej 19 gushtit. Të dyja ndeshjet do të transmetohen në Tring./vizionplus.tv

Read Entire Article