Milan fiton në debutimin e Camarda

10 months ago 23
11:34 26/11/2023

Theo Hernandez ‘bomberi i ri’ kuqezi, Mazzarri rikthen Napolin tek tre pikëshi

Mjafton një gol për të mbajtur në presion kreun e Serie A. Milani u rikthye tek fitorja në kampionatin italian, teksa theu minimalisht 1-0 Fiorentinën. Një përballje ku u vendosen disa rekorde, të cilët pritet të mbeten gjatë në historinë e futbollit italian.

Në ‘San Siro’ u zhvillua një nga sfidat më të luftuara në fushën e lojës, me kuqezinjtë që ishin më cinikë ndaj një kundërshtari të etur për pikë. Me mungesën e sulmuesve kryesor, Giroud dhe Leao, skenën e mori mbrojtësi Theo Hernandez, heroi i skuadrës së Stefano Piolit ndaj Vjolëve.

Francezi fitoi penalltinë dhe e shndërroi po vetë në gol për t’i dhuruar kështu 3 pikëshin e radhës skuadrës nga Milano. 26-vjeçari është mbrojtësi i vetëm që ka shënuar të paktën dy gola në secilin nga pesë sezonet e fundit të Serie A, i dyti në 5 ligat kryesore të Europës gjatë kësaj periudhe së bashku me Hakimi të Paris Saint Germain.

Vëmendjen e mori edhe debutimi i Francesco Camarda. Talenti italian hyri nga stoli për të qënë lojtari më i ri që aktivizohet në historinë e Serie A. Në moshën 15-vjeç e 260 ditë, ai kalon Wisdom Amey, i cili debutoi me Bolonjën dy javë më vonë se Camarda.

Debutim me fitore për Walter Mazzarri te Napoli. Italiani drejtoi nga stoli jugorët në fitoren 2-1 në transfertën e Atalantës. 62-vjeçari është i pamposhtur në 7 periudha të tij në një klub italian, me 5 fitore dhe dy barazime.

Kvara shënoi golin e parë të këtij takimi, për tu ngjitur në kuotën e 18 golave sezonal, lojtari i vetëm në kampionatin italian që regjistron shifra të tilla në dy sezonet e fundit. Ecuri që gjeorgjianin e pozicionon krah emrave si Messi, Saka, Grizman, Vinisius dhe Salah në 5 kampionatet kryesore të Europës. Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article