Milan “fluturon” në krye të Serie A, Lecce e Ramadanit luan mirë, por pëson 3 gola në 5 minuta

2 weeks ago 26

Fitorja në derbi ishte ilaçi i duhur për Milanin. Pas një nisje shumë të dobët të kampionatit, kuqezinjtë morën fitoren e dytë radhazi brenda disa ditësh dhe e gjejnë veten ndonëse përkohësisht duke ndarë vendin e parë në renditje me Torinon në kuotën e 11 pikëve. N

ë San Siro, skuadrës vendase iu deshën vetëm pak minuta në fundin e pjesës së parë për të shënuar tre gola decisive kundër Leces së Ylber Ramadanit. Miqtë në fakt kishin bërë një pjesë të parë relativisht të mirë duke mos marrë rreziqe të mëdha në portën e tyre nga Milani, e jo vetëm kaq por herë pas herë duke shfrytëzuar disa hapësira, edhe për të vënë ndonjëherë në panik portierin Majk Menjon. E në mesin e lojtarëve miq ranë sy Ylber Ramadani, në një mbrëmje goxha pozitive. Për kuqezinjtë në minutën e 38 mendoi Alvaro Morata i cili me një prekje të bukur me kokë çoi në delir tifozët vendas në San Siro. Skuadra e Fonseckës shfrytëzoi më maksimum entuziazmin e golit dhe iu fal shout të yjeve të krahut të majtë.

Pasim fantastik i Leaos dhe finalizim i bukur i Teo Hernandes për tri çuar shifrat në 2 me 0. Goli I 29 me Milanin Teo Hernandes, i cili barazoi kapitenin legjendar Paolo Maldini. 2 minuta më vonë në të vetmin episode negative të ndeshjes, Ramadani humbi topin në dëm të Moratës, dhe në aksionin që vijoi pasi Ebraham u ndal nga shtylla ishte Pulisic që shënoi edhe golin e trete duke e mbyllur në festë pjesën e parë.

Në të dytën disa raste për shënim, mes tyre edhe Ramadani por edhe shtylla në secilën portë, si dhe një karton i kuq për djaloshin e ri të Milanit Bartezagi. Mirëpo ndeshja përfundoi 3 me 0, me kuqezinjtë që mund të shkojnë me moralin e duhur në ndeshjen e radhës se Champions Lige kundër Leverkusen në Gjermani, mesjavën që vjen. /vizionplus.tv

Read Entire Article