Milani mposhtet 2-1 nga Fiorentina, tre penallti të humbura

1 week ago 34

Milani është mposhtur 2-1 në transfertë nga Fiorentina në “Artemio Franki”. Një ndeshje mjaft e bukur jo vetëjm për 3 golat e shënuar por edhe për 3 penalltitë e humbura.

Të parët që humbën penallti ishin vjollcat të cilët gabuan me anë të Ken në minutën e 22. Ndërkohë që në minutën e 35-të, Adli i dhuroi avantazhin skuadrës vjollcë.

Në minutën 45+1’, Teo Hernandez, gaboi 11-metërshin, e cila u prit nga De Gea. Në minutën e 56-të, kuqezinjtë fituan edhe një tjetër 11-metërsh, e cila u prit sërish nga De Gea pas gjuajtjes së Abraham. Gjithsesi në minutën e 60-të, milanistët do të vendosnin baraspeshën me Pulisiç, po skuadra e Paladinos, nuk u dorëzua, duke gjetur golin e fitores në minutën e 73-të me anë të Gudmundson.

Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për Milanin. Në duelin e radhës, skuadra e Fonsekës, do të presë në shtëpi Udinezen.

Read Entire Article