Miley Cyrus nis bashkëjetesën me të dashurin e ri

7 months ago 15
Reklamë
15:45 08/02/2024

Këngëtarja dhe bateristi Maxx Morando kanë më shumë se dy vite sëbashku

Miley Cyrus dhe i dashuri i saj Maxx Morando po jetojnë me njëri-tjetrin. 25-vjeçari i cili është edhe baterist i ka lënë përshtypje të mirë rrethit të ngushtë të këngëtares.

“Ai është një djalë i mrekullueshëm. I pëlqen privatësia dhe nuk dëshiron të jetë në media”-thotë një burim për revistën e njohur “People”.

Artsitja duket shumë e lumtur me Morandon, me të cilin është në një lidhje dashurie për më shumë se dy vite. Këngëtarja e hitit Wrecking Ball thuhet se ka ndryshuar shumë në dy vitet e fundi pasi ajo duket edhe më e qetë.

Cyrus dhe Morando kanë bashkëpunuar edhe profesionalisht, pasi ai u vlerësua si tekstshkrues dhe producent në dy nga këngët e saj në albumin e saj “Endless Summer Vacation”, “Violet Chemistry” dhe “Handstand”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article