Miliona fjalëkalime të hakuara – kontrolloni nëse është edhe i juaji në mesin e tyre

8 months ago 10
Reklamë

Një “paketë” me më shumë se 70 milionë fjalëkalime të vjedhura nga një sërë sulmesh nga hakerët, është shfaqur së fundmi në një listë të quajtur Naz.API.

Këtë e ka bërë të ditur eksperti i sigurisë, Troy Hunt, i cili drejton faqen e kontrollit të fjalëkalimeve të hakuara, “Have I Been Pwned”.

Në këtë paketë thuhet se ka 319 dokumente të cilat përmbajnë e-mail dhe fjalëkalime të llogarive nga Facebook, eBay, Yahoo, si dhe nga platformat Roblox dhe Coinbase.

Hunt ka bërë të ditur se të gjitha të dhënat tashmë janë të disponueshme dhe janë ngarkuara në shërbimet e tij, ku çdokush mund të kontrollojë nëse fjalëkalimi i tij është hakuar.

Kontrolloni duke klikuar më poshtë nëse fjalëkalimi juaj është gjithashtu në këtë bazë të dhënash. / Telegrafi/

New breach: The Naz.API stealer logs and cred stuffing lists were posted to a hacking forum in Sep. Data included 71M email addresses and 100M plain text passwords, often alongside the service they were used for. 67% were already in @haveibeenpwned. More: https://t.co/Uef4G7gOei

— Have I Been Pwned (@haveibeenpwned) January 17, 2024

Read Entire Article