“Mini vullkanet” janë shfaqur në të gjithë plazhin e Teksasit – çfarë fshihet poshtë rërës?

9 months ago 8
Reklamë

Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në një plazh të Teksasit, SHBA, ku në të gjithë sipërfaqen e rërës janë shfaqur disa “mini vullkane”.

Megjithëse quhen “mini vullkane”, nuk ka llavë të vërtetë që vjen nga to.

Sipas t Quintanas, ky fenomen është shkaktuar nga disa “karkaleca fantazmë”.

“Karkaleci fantazmë” është i pajisur me një palë kthetra, të cilat i ndihmojnë për gërmim. Madje, disa ekspertë i cilësojnë si gërmues të talentuar që mund të depërtojë më thellë se 1 metër.

Sipas Departamentit të Ekologjisë së Washington-it, karkalecat e detyrojnë ujin të qarkullojë në strofat e tyre, duke tërhequr kështu grimcat e ushqimit nën rërë.

Automatikisht në të njëjtën kohë me grimcat e ushqimit futet edhe oksigjen brenda në rërë, gjë që ndihmon lëndën organike të dekompozohet, duke siguruar ushqim për më shumë krijesa.

Ky proces njihet si bioturbim, dhe ndonëse shpesh është gjë e mirë, ka edhe anën e keqe të tij.

Bioturbimi i tepërt nga gërmimi i karkalecave, mund të shndërrojë rërën në rërë të lëvizshme, duke fundosur kështu çdo gjë që gjendet në sipërfaqe. /Telegrafi/

Read Entire Article