Ministri Balla: Zjarri në Patos ka marrë përmasa të mëdha

1 year ago 44

Situatë e vështirë në disa zona të vendit nga zjarret, kryesisht në qarkun Fier dhe Vlorë solli edhe reagimin e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla .

Ai vlerësoi më së shumti si problematike situatën e Patos në fshatin Margëllic.

Po ndjekim situatën në Bashkinë Patos, fshati Margëlliç, ku po luftohet me zjarrin, i cili ka marrë përmasa tepër të mëdha. Forcat zjarrëfikëse👩‍🚒🚒 të Patosit, Roskovecit, Fierit, kompanisë Albpetrol po punojnë në disa drejtime për të mbrojtur zonat e banuara, ndërsa janë nisur forca edhe nga Lushnja, Vlora dhe Berati. Policia e Shtetit ka dërguar efektivë të shumtë të FNSH, ndërsa ka arrestuar autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie.

Problematike është situatë edhe në Ndërmenas të Libofshës, po në qarkun e Fierit.

Read Entire Article