Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut viziton vendin ku jetoi Nënë Tereza për 47 vjet

1 year ago 13
Reklamë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në kuadër të vizitës në Indi, ka vizituar edhe vendprehjen e përjetshme të Nënë Terezës.

Ai ka postuar disa fotografi, ku shkruan se shtëpia ku ajo kaloi 47 vjet simbolizon një jetë të kaluar në shërbim vetëmohues, duke na frymëzuar të përqafojmë trashëgiminë e saj të dashurisë dhe dhembshurisë.

“Ndonëse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Kalkutë, Nënë Tereza nuk rreshti së përmenduri vendlindjen e saj Shkupin dhe të jetë një lidhje e pandashme mes vendeve tona – e bashkuar në fisnikërinë e veprave të saj dhe në shenjtërinë e karakterit të saj. Derisa kujtojmë amanetin që ajo na la, ne kemi një përgjegjësi për të vazhduar misionin e saj. Këtë mund ta bëjmë duke theksuar rëndësinë e dinjitetit njerëzor, respektin, mirëkuptimin dhe tolerancën”, ka shkruar ai.

Top Channel

Read Entire Article