Ministri i Malit të Zi ndalon komunikimin me krerët e shtetit pa miratimin e tij

8 hours ago 18
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, ka lëshuar një urdhër të qartë për ndalimin e komunikimit të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes me zyrtarët e kabinetit të presidentit të shtetit, Jakov Millatoviç, ata të Qeverisë, Millojko Spajiçit dhe ata të Kuvendit, Andrija Mandiç.

“Ndalohet komunikimi me kabinetet e anëtarëve të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë, si dhe me kabinetet e ministrave në Qeveri, pa miratimin tim”, thuhet në urdhrin e ministrit që mban datën 10 shtator 2024.

Anëtarë të Këshillit për Mbrojtjen dhe Sigurinë janë presidenti i shtetit, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Qeverisë. Ky organ komandon Ushtrinë e Malit të Zi.

Analisti politik, Boris Mariç, thotë se urdhri reflekton mosbesimin midis degëve të ndryshme të pushtetit dhe sektorit të mbrojtjes.

“Nëse brenda vetë administratës shtetërore dhe në lidhje me kabinetet e presidentit të shtetit dhe kuvendit kemi një marrëdhënie që sugjeron nevojën për filtrimin e informacionit, çfarë atëherë mund të presin mediat dhe shoqëria civile”, thotë Mariç për Radio Evropa e Lirë (REL).

Edhe për ish-ministrin e Mbrojtjes, Predrag Boshkoviç, veprimi i Krapoviçit është tregues i mosbesimit “mes aktorëve kyç të pushtetit aktual”.

I pyetur nga REL-i për arsyet dhe nëse lëshimi i këtij urdhri tregon mosbesim në majat e pushtetit, ministri Krapoviç nuk ka dhënë përgjigje.

Kush është me kë në pushtetin malazias?

Krapoviç është funksionar i demokratëve, partisë së shumicës fituese që rrëzoi pushtetin tridhjetëvjeçar të Partisë Demokratike të Socialistëve të Millo Gjukanoviçit në zgjedhjet e gushtit të vitit 2020.

Në Qeveri janë që nga tetori i vitit të kaluar me Lëvizjen Evropa Tani, të kryeministrit Millojko Spajiç, Frontin Demokratik pro-rus të Andrija Mandiçit dhe partitë minoritare, duke siguruar shumicën edhe në Parlament.

Që nga fillimi i vitit, kryeministri Spajiç dhe kreu i shtetit, Millatoviç, janë në një konflikt të ashpër politik, megjithëse dy vjet më parë themeluan së bashku Lëvizjen Evropa Tani.

Read Entire Article