Ministri Pirro Vëngu vizitë në Kosovë, nga diskutimi për forcimin e bashkëpunimit për mbrojtjen te stabiliteti rajonal dhe ndërveprimi me aleatët, zbardhet takimi me Kurtin

2 weeks ago 34
Reklamë

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka vizituar ditën e sotme Kosovën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë foto nga takimi me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa ka shkruar se u diskutua në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët

“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët.

Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article