Ministri ukrainas i Mbrojtjes pret që ukrainasit që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë për shërbimin ushtarak

10 months ago 17

Burrat ukrainas ndërmjet moshës 25 dhe 60 vjeç që jetojnë jashtë vendit pritet të paraqiten për shërbimin ushtarak, tha sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Ai e përshkroi atë si një “ftesë” – por sugjeroi se do të kishte sanksione kundër kujtdo që nuk do të respektonte.

Presidenti Volodymyr Zelensky u tha gazetarëve pardje se Ukraina ka nevojë për 450 deri në 500 mijë ushtarë të rinj, por arritja atje është një “çështje e ndjeshme”.

Siç raporton BBC, e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur kundërofensiva ukrainase duket se ka ngecur plotësisht.

Kohët e fundit, Kievi është goditur rëndë edhe për sa i përket ndihmës nga Perëndimi. Gjegjësisht, republikanët amerikanë që bllokuan pakon e ndihmës ushtarake prej 61 miliardë dollarësh dhe Hungaria, në anën tjetër, i ndaluan pakot e ndihmës financiare të BE-së në vlerë prej 50 miliardë euro.

Në nëntor, gazeta austriake Express citoi agjencinë evropiane Eurostat të thoshte se rreth 650,000 burra ukrainas të moshës ushtarake janë larguar nga vendi vetëm për në BE që nga fillimi i pushtimit rus, nga të cilët pothuajse 200,000 janë në Gjermani.

Shifra nuk përfshin qytetarët që jetojnë jashtë BE-së ose ata që jetonin diku jashtë vendit përpara shkurtit 2022, kur presidenti rus Putin urdhëroi një sulm të gjithanshëm ndaj Ukrainës.

Në një intervistë me mediat gjermane Die Welt, Bild dhe Politico, Umerov e përshkroi rekrutimin e ushtarëve të rinj si “jo një dënim, por një nder”.

“Jemi ende duke diskutuar se çfarë duhet të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht”, tha ai.

Nuk ka qendra rekrutimi jashtë Ukrainës dhe autoritetet ukrainase nuk kanë asnjë mënyrë për të detyruar askënd të regjistrohet.

Ministrja e Mbrojtjes tha se është e rëndësishme të jenë të drejtë, të informojnë njerëzit e mobilizuar se si do të trajnohen dhe pajisen, kur dhe ku do të shërbejnë dhe kur do të shkarkohen.

Zelensky sugjeroi në konferencën e tij për shtyp në fund të vitit pardje, se aktualisht janë 500,000 ushtarë ukrainas në front.

Ai tha gjithashtu se kishte probleme me rotacionin dhe pushimet. Aktualisht, rekrutët dhe vullnetarët duhet të shërbejnë deri në fund të luftës dhe lejohen vetëm 10 ditë në vit.

E presidenti rus Vladimir Putin tha këtë javë, se 617,000 trupa ruse po marrin pjesë në një të ashtuquajtur “operacion special ushtarak” në Ukrainë. /Telegrafi/

Read Entire Article