Ministri Umerov thirrje meshkujve ukrainas që jetojnë jashtë vendit të bashkohen me ushtrinë

10 months ago 27
18:06 21/12/2023

Meshkujve ukrainas që i përkasin moshave nga 25 deri në 60 vjeç që jetojnë jashtë Ukrainës do të ju kërkohet që të paraqiten për shërbimin ushtarak. Lajmin e bëri me dije ministri ukrainas i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Duket sikur ai e bëri këtë thirrje më shumë si “ftesë”, por nga ana tjetër tha se kushdo që nuk e respektonte, do të sanksionohej.

Ndërkohë, Presidenti Zelensky tha për gazetarët se nevojiteshin 450,000-500,000 ushtarë të rinj, por arritja e kësaj ishte një çështje mjaft e ndjeshme. Kjo ka ardhur pasi duket se kundërofensiva e fundit e Ukrainës ka ngecur.

Kievi është përballur gjithashtu me pengesa në dispozitat e ndihmës, me republikanët amerikanë që bllokuan një paketë ushtarake prej 61 miliardë Dollarësh dhe Hungaria ndaloi një marrëveshje financiare të BE-së me vlerë 50 miliardë Euro.

Në një analizë të bërë nga agjencia e statistikave të BE-së Eurostat në Nëntor, BBC Ukrainian zbuloi se rreth 768,000 burra ukrainas të moshës 18-64 vjeç ishin larguar nga vendi vetëm për në BE që nga fillimi i pushtimit të plotë të Rusisë.

Shifra nuk përfshin qytetarët që jetojnë jashtë BE-së, ose ata që banojnë diku jashtë vendit që para Shkurtit 2022./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article