Miranda Kerr bëhet nënë për herë të katërt

7 months ago 7

Ish-modelja e “Victoria’s Secret”, Miranda Kerr, ka njoftuar ardhjen në jetë të fëmijës së saj të katërt.

40-vjeçarja e përshkroi veten si “shumë të bekuar” pasi zbuloi se i porsalinduri i saj quhet Pierre në një postim në Instagram.

“Jemi shumë të gëzuar nga ardhja e rrezes sonë të vogël të diellit, Pierre Kerr Spiegel”, tha ajo.

“Nuk mund të ishim më të emocionuar për të mirëpritur fëmijën tonë të katërt në familjen tonë. Ndihemi kaq shumë të bekuar”.

Mesazhi qëndronte në krye të një imazhi me lule, çorape për fëmijë dhe çfarë dukej të ishte një veshje me emrin Pierre të qëndisur mbi të.

Kerr, e cila është e martuar me shefin ekzekutiv të Snapchat, Evan Spiegel, kishte njoftuar shtatzëninë e saj të katërt në shtator.

Australianja lindi djalin e saj të parë Flynn në vitin 2011, të cilin e ndan me ish-bashkëshortin Orlando Bloom.

Ajo ishte e martuar me yllin e “Pirates Of The Caribbean”, i cili tani ka një fëmijë me partneren e tij Katy Perry, nga viti 2010 deri në 2013.

Modelja u martua me Spiegel-in në maj të 2017-ës, pasi njoftuan fejesën e tyre në rrjetet sociale në korrik 2016.

Në vitin 2018, ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një djalë të quajtur Hart, dhe në vitin 2019 lindi djali i tyre Myles. /Telegrafi/

Read Entire Article