Mirënjohje e merituar, kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

11 months ago 10

Alvin Karaqi, kampioni shqiptar i karatesë mori “Yllin e Mirënjohjes Publike” të akorduar nga kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, 30-vjeçari s’ka mundur t’i mbajë lotët, teksa ka thënë se dita kur i ofruan mbajtjen e flamurit kuqezi në ceremoninë hapëse të Kampionatit Evropian, u ndje si Gjergj Kastrioti.

“Dita kur mora flamurin për të përfaqësuar Shqipërinë në ceremoninë e hapjes, aty ishte medalje ime. Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti. Faleminderit të gjithëve që më keni ndihmuar, familja, trajneri. Kemi një histori në sport, duket të luftojmë që kjo shqiponjë të jetë krenare. Veç kushteve, duhet edhe ndjenja që i japim njëri-tjetrit. Unë nuk e përjetova medaljen, sepse kur e fitova shkova në punë në spital. Më falni për këto emocione, por uroj që sportistët dhe ata të karatesë ta përjetojnë këtë ndjenjë që po ndjej unë tani”, tha Karaqi mes lotësh.

Read Entire Article