“Mirëpresim të gjithë ata duan një PD europiane, partnere me aleatët strategjikë”, Basha: Kontributi i qëndrestarëve do të vlerësohet

11 months ago 34
Reklamë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Pezë, ku është takuar me demokratë dhe ka theksuar se kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet, por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

Basha deklaron se në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjikë.

“Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sugjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë”, shkruan Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article