Misteri i vrasjes së Tupac, arrestohet një burrë

11 months ago 41
Reklamë
19:04 29/09/2023

Policia e Las Vegasit ka arrestuar një burrë i cili ka lidhje me vrasjen e reperit Tupac Shakur në vitin 1996.

Legjenda e hip-hopit u qëllua 4 herë dhe vrasësi i tij kishte mbetur një mister.

Duane Keith “Keefe D” Davis u arrestua herët në mëngjesin e së premtes dhe mbi të rëndojnë akuza, ende jo publike për vrasjen e Tupac, raporton “AP”, e cila shkruan se ka kontaktuar me dy zyrtarë që kanë informacion të dorës së parë mbi këtë arrestim.

Davis  nuk është një emër i ri për vrasjen e reperit sepse ai ka pranuar në intervista dhe në librin e tij, “Compton Street Legend” se ishte brenda Cadillac-ut prej të cilit dolën të shtënat drejt tij.

Keefe D është xhaxhai i Orlando Anderson, i cili është i dyshuar nga publiku si vrasësi i Tupac./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article