Mitsotakis falenderon Shqipërinë: Zjarrfikësit shqiptarë na u bashkuan në luftë me zjarret

1 year ago 19
Reklamë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën e ofruar në situatën e vështirë të zjarreve me të cilën Greqia po përballet. Përmes një shkrimi në Twitter, Mitsotakis thekson se Shqipëria dërgoi Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete në mbështetje të vendin fqinj.

“Falënderimet tona shkojnë për Shqipërinë, që dërgoi në Greqi 48 zjarrfikës dhe 9 automjete për t’u bashkuar me ne për të luftuar zjarret në Aleksandropoli. Faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.

Fillimisht, Greqia refuzoi ndihmën e ofruar nga Shqipëria në këtë situatë të vështirë, por vetëm pas disa orësh shteti fqinj bëri një hap pas. Me shumë se 60 trupa të shërbimeve zjarrfikëse të Maliqit, Korçës, Gjirokastrës dhe Dropullit si dhe 10 mjete të forcave të armatosura dhe sistemit të mbrojtjes civile shqiptare do t’u shkojnë në ndihmë shtetin helen, i cili po përballet në një situatë tejet të rënduar për shkak të zjarreve të shumtë të diteve të fundit.

Our thanks go out to Albania, for sending to Greece 48 firefighters and 9 vehicles to join us as we fight the wildfires in Alexandroupoli. Thank you, Albania. 🇦🇱🇬🇷@ediramaal

— Prime Minister GR (@PrimeministerGR) August 23, 2023

Read Entire Article