Mjekët e rinj braktisin mësimin, studenti i mjekësisë: Bojkoti do vijojë nëse s’ka reagim, të anulohet ligji për diplomat

11 months ago 17
Reklamë

Në përfundim të javës së dytë që prej nisjes së vitit të ri akademik, studentët e mjekësisë janë duke vijuar bojkotin e tyre kundër ligjit të miratuar nga qeveria për mbajtjen e diplomave të tyre pas përfundimit të ciklit të studimeve.

Një prej tyre, i ftuar në studion e News24, është shprehur se nuk ka pasur negociata për përfundimin e bojkotit, qoftë me Universitetin e Mjekësisë, apo instanca të tjera.

Ai u shpreh se mjekët e rinj do vijojnë bojkotin e tyre nëse nuk ka një reagim dhe se do kërkojnë me këmbëngulje anulimin e ligjit nga autoritetet qeveritare.

“Nuk ka pasur negociata me Universitetin apo instanca të tjera pasi nuk kanë reaguar lidhur me bojkotin tonë. Ne do kërkojmë anulimin e ligjit nëse ulemi në negociata. Ne do vijojmë bojkotin nëse nuk ka reagim. Do kërkojmë të kemi takime, por deri tani nuk ka pasur përgjigje”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article