Modelja pret gabimisht flokët duke tentuar të duket si një aktore e famshme

6 months ago 15
Reklamë

Modelja pret gabimisht flokët duke tentuar të duket si një aktore e famshme

Shumica prej nesh kanë pasur një model flokësh të cilin nuk e pëlqenim.

Kështu ka ndodhur së fundmi me një grua e cila mbeti pa fjalë teksa po përpiqej të merrte modelin e flokëve të personazhit të saj të preferuar televiziv.

Modelja Kenz Lawren nga Los Anxhelosi po eksperimentonte me flokët e saj dhe donte të shihte se si do dukej me balluke.

Qëllimi i saj ishte t’i përngjante personazhit të njohur Tokyo nga seriali spanjoll La Casa de Papel, përcjell Telegrafi.

Por, ajo mbeti e shokuar kur gabimisht preu një pjesë të flokëve që në fakt nuk duhej t’i prente.

I dashuri i saj Jonti Wild dëgjohet duke qeshur kur e pa se çfarë ka ndodhur. Madje atij i duket qesharake se sa shpesh e dashura e tij ndryshon pamje.

Për fat, modelja ka arritur të rregullojë përsëri flokët. /Telegrafi/

@kenzlawren I ACCIDENTALLY CUT MY BANGS — the #storytime I personally blame @jontiwild and #moneyheist and @ursulolita 🥲❤️ (Jk lol) POSTING FINAL RESULTS BY @allendidmyhair SOON!!!!!! 😅 @spokeandweal Tokyo edit by @LaCasaDePapel #haircutfail #tokyomoneyheist #icutmyhair #bangs #tokyohair #frenchbob #hairstorytime #modelhair #modeltok #modeltiktok ♬ Bella ciao – HUGEL Remix Extended – El Profesor

Read Entire Article