Moldavia synon fitoren me Shqipërinë/ Nicolaescu: Duam 3 pikët, ndeshja më e rëndësishme

11 months ago 10
17:40 16/11/2023

Ion Nicolaescu, shënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Moldavisë me 14 gola kërkon 3 pikët me Shqipërinë të premten në Kishinjev.

Ai tha për faqen zyrtare të federatës se do të japin maksimumin që të arrijnë suksesin për të qenë në garë për finalet e Euro 2024.

Ion Nicolaescu: Ndeshja kundër Shqipërisë është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndoshta më e rëndësishmja në të gjithë kompeticionin dhe mezi pres të jap gjithçka në fushë për të marrë 3 pikët. Strategjia jonë do të bazohet në organizimin kompakt në mbrojtje, lojën ekipore dhe shfrytëzimin e mundësive. Ne duam të arrijmë fitore për Moldavinë.

Ion Nicolaescu është edhe shënuesi më i mirë në këtë fazë kualifikuese të Grupit E me 4 gola. Moldavia renditet në vendin e katërt me 9 pikë dhe është mundur vetëm nga Shqipëria më 17 Qershor në Tiranë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article