Momente tmerri! Sulm me armë në një kompani detare në Athinë/ Autori nuk pranon të dorëzohet, një viktimë, dy të plagosur

7 months ago 8
Reklamë

Sulm me armë në një kompani detare në Glifadha të Athinës.

Një person i armatosur ka hyrë në një kompani detare pak pas orës 10 sipas orës lokale dhe ka hapur zjarr me një karabinë ndaj punonjësve të kompanisë.

Deri tani raportohet një viktimë dhe dy të plagosur.

Personi që shkaktoi masakrën duket se është një ish punonjës i kompanisë i cili është pushuar para pak kohësh nga detyra e tij në të njëjtën kompani.

Në zonë po shkojnë forca të shumta policie ndërsa burime lokale thanë se autori është larguar në rrugicat e zonës

Ngjarja në rrugën Artemisiu dhe personi i dyshuar për sulmin besohet  se është një 70 vjeçar egjiptian.

Top Channel

Read Entire Article