Momenti epik, roja e sigurisë shpëton Erdoganin nga grerëza – hoqi insektin nga shpina dhe e shtypi me këmbë

10 months ago 25
Reklamë

Liderët e rangut të lartë si duket “mbrohen mirë” nga anëtarët e sigurimit dhe më së miri e dëshmon një video e presidentit turk Recep Tayyip Erdgoan që po bën xhiron në rrjetet sociale.

Presidenti turk ishte duke mbajtur një fjalim në parlament dhe në atë moment i ra një grerëz në shpinë, transmeton Telegrafi.

Një nga rojet e sigurisë është afruar menjëherë, ia hoqi grerëzën nga shpina dhe më pas e shtypi me këmbë kur insekti ra në dysheme.

🐝 Security guard saved #Erdogan from wasp sting. The wasp was brutally killed by the guard’s boot. pic.twitter.com/w4r8qIkIwF

— NEXTA (@nexta_tv) November 16, 2023

Kamerat kapën të gjithë momentin epik, derisa videoja u bë virale në internet.

Erdogan qëndronte pa lëvizur kur po jepte fjalimin e tij dhe me sa duket nuk e kishte vërejtur fare se çfarë po ndodhte mbrapa. /Telegrafi/

Read Entire Article