“Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”, reagojnë nga Instagrami i Monikës për Linda Halimi

11 months ago 23

Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi, ka shkaktuar një sërë polemikash brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi mbrëmjen e së premtes asaj iu transmetua një klip, që tregonte se çfarë ka thënë ajo gjatë javës për banorët e tjerë.

Në një moment, Linda është shfaqur duke imituar Donikën dhe Ledin për situatat kur këto dy të fundit kanë shprehur mallin dhe mërzinë për fëmijët e tyre jashtë.

Kjo ka shokuar një pjesë të mirë të banorëve, por edhe opinionit publik, duke pasur parasysh faktin se Linda është edhe vet nënë e një vajze.

Një reagim ka ardhur edhe nga llogaria zyrtare e Monika Salihut në Instagram, e cila mirëmbahet nga familjarët e saj të afërt gjatë qëndrimit të saj në BBVK.

Foto: Monika Salihu/InstaStory

Bëhet fjalë për rishpërndarjen e një videoje të Lindës duke e imituar, e cila shoqërohet me mbishkrimin: “Ani kush po fol, kjo Monika të ka mbajtur në shtëpi kur s’e ke pasur asnjë cent në xhep”.

Ndërkohë, vet Monika nuk ka treguar gjatë qëndrimit në BBVK një histori të tillë, por thjesht ka thënë se me Lindën është njohur në fillimet e karrierës së saj, dhe se më vonë kur është larguar në Amerikë – i kanë shkëputur raportet. /Telegrafi/

Read Entire Article