“Mos e votoni kosovaren” – Fifi tregon fjalët që dëgjonte nga artistët kur konkurroi në “Kënga Magjike”

3 months ago 16
Reklamë

Filloreta Raçi – Fifi ka qenë së fundmi e ftuar në “Një Gotë Rose” me Rozana Radin, ku ka folur për fillimet e karrierës, industrinë muzikore si dhe për jetën private.

Ajo ka folur për kompeticionet që mbahen në Shqipëri gjegjësisht për garën muzikore të përvitshme, ‘Këngën Magjike’.

Artistja nga Ferizaj tha se nuk ishte pritur mirë nga artistët kur u shfaq për herë të parë në këtë spektakël.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mos e votoni kosovaren”, ka qenë fjalia që e ka shoqëruar gjatë gjithë asaj periudhe, për të cilën i ka ngelur hatri.

“Mos e votoni kosovaren, kjo ka qenë një bullizim, racist shumë i shpifur që unë e dija që çfarë po ndodh, e dija çfarë po thoshin edhe nuk kisha mundësi me reagu se isha vetëm”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja tutje tha: “Në momentin që unë ju thoja dy tre njerëzve se janë tu thanë mos e votoni kosovaren, unë nuk kam ardhur me fitu, kam ardh thjesht me ma dëgju njerëzit zërin se Kënga Magjike e ka atë fuqi, që ty të bën me u ndi”.

Sidoqoftë, ajo tani është njëra nga artistet më të suksesshme në estradë. /Telegrafi/

Read Entire Article