Moti i keq nuk ndal fansat e Taylor Swift

6 months ago 7
Reklamë
14:22 23/02/2024

Për shkak të motit të keq organizatorët shtynë me disa orë koncertin e Sidnei

Pavarësisht motit të paqëndryshëm, mbi 80,000 fansa u mblodhën për të parë koncertin e Taylor Swift.

Vetëm disa orë përpara se Swift të dilte në skenë, organizatorët e panë të arsyeshme të shtynin me disa orë koncertin.

Moti i keq nuk mjaftoi për të larguar gëzimin e fansave të yllit të popit.

“Nuk më intereson nëse më godet rrufeja, jam e lumtur që ndodhem këtu.”

Disa prej fansave udhëtuan nga e gjithë bota për të ndjekur performancat e 36-vjeçares.

“Unë jam një muzikante dhe kam qenë një fanse e Taylor Swift-it gjatë gjithë jetës sime, madje ajo më ka frymëzuar edhe se si të shkruaj muzikë. Tani kam edhe mamin me vete, kemi udhëtuar me makinë 10 orë vetëm për të ardhur për të parë shfaqjet e turneut të saj.”

Taylor Swift pritet të performojë para mbi 300,000 njerëzve në katër koncertet e planifikuara në Sidnei.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article