Mozzik zbulon kopertinën dhe titullin e albumit të ri: Dhimbje, mërzi e gëzim janë derdhur në këtë

4 months ago 15
Reklamë

Rap-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, ka paralajmëruar albumin e tij të radhës të titulluar “Mërgimstar”.

Këngëtari ka zbuluar kopertinën e albumit dhe thotë se përmban gjithsej 20 këngë.

Ai shton se secila nga këngët është perlë në vete dhe se detajet e tjera do t’i shpalosë në vijim.

Postimi i plotë i Mozzikut (pa ndërhyrje):

“1 vit punë intensive qe realisht ka qenë e lodhshme shumë , më ka marrë kohë shumë por ia ka vlejtë qdo ditë e natë .

Energjia ime ka folë më së shumti këtë herë , shpirti jem ka folë më shumti këtu , truni jem ka pëshpëritë më shumti këtë herë .

Emocion,dhimbje,mërzi,gëzim e dashuri e një mix emocionesh janë derdhur në këtë album .

Plot 20 këngë e ku secila është perlë në vete , secila është ndryshe nga tjetra .

Ky është coveri , datën e lansimit dhe listën e këngëve do e zbulojmë në ditët në vijim .

E normal normal që ka me pas surpriza e gjëra që nuk jan bërë asnjëherë më parë”. /Telegrafi/

Read Entire Article