Mrekullia e mjekësisë italiane/ Rindërtojnë zemrën e palestinezes 13 muajshe, vuante nga sëmundja e rrallë

5 months ago 12

Mjekësia italiane ka dëshmuar dhe një herë aftësitë mrekullibërëse të saj dhe profesionalizmin e lartë.

Kësaj radhe, në spitalin Gaslini në Genova, ka rritur të shpëtojë nga vdekja një 13-muajshe palestineze, duke i rindërtuar zemrën e saj, e cila ishte dëmtuar nga tetralogjia e Fallot, një patologji shumë e rëndë.

E mitura palestineze vuante nga një formë ekstreme e tetralogjisë së Fallot me atrezi pulmonare, mungesë të arteries pulmonare të majtë dhe një arterie pulmonare të vetme të djathtë të stenozuar.

Vajza e vogël mbërriti në Itali e transportuar nga Forcat Ajrore italiane më 11 mars, si dhe e ndihmuar nga një ekip i specializuar në transportin e pacientëve nga Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal dhe Pediatrik ‘Gaslini’, e përbërë nga Dr. Andrea Moscatelli dhe infermierja pediatre. Morgana Bacherini.

Read Entire Article