MTV Video Music Awards 2023/ Taylor Swift nuk ndalet, rrëmben nëntë çmime, mes tyre edhe kryesorin

1 year ago 67
Reklamë

Ceremonia e çmimeve MTV Video Music Aëards 2023 u prezantua të martën, ndërsa Taylor Swift triumfoi me katër çmime.

Taylor Swift ishte e nominuar në 11 kategori, duke përfshirë artistin e vitit, videon e vitit dhe këngën e vitit për këngën e saj hit të vitit 2022 “Anti-Hero”. Ajo fitoi nëntë çmime nga kategoritë në të cilat u nominua.

Artistja fitoi për herë të katërt në karrierë çmimin kryesor të ceremonisë. Kantautorja 33-vjeçare fitoi çmimin “Albumi i vitit” për “Midnights” dhe “Show of the Summer”, përveç marrjes së gjashtë çmimeve për videon dhe këngën “Anti-Hero”, sipas DailyMail.

Ato përfshinin: Videon e vitit, Kinematografia më e mirë, Efektet më të mira vizuale, Regjia më e mirë, Popi më i mirë dhe Kënga e Vitit.

Pas kësaj mbrëmjeje, Swift u ngjit në vendin e dytë për numrin e çmimeve në MTV VMA me 25 në total, pas Beyonces e cila ka 28-të çmime, dy prej të cilave i fitoi si anëtare e “Destiny’s Child”. Ylli i pop-it Madonna ka 20 çmime VMA dhe Lady Gaga 19 çmime VMA.

Beyonce, Doja, Karol G, Minaj dhe Shakira iu bashkuan Swiftit si të nominuar për artistin e vitit, duke shënuar herën e parë që nga prezantimi i kategorisë në vitin 2017 që të gjithë të nominuarit për artistët e vitit të jenë gra.

Gjatë ceremonisë perfomuan live Demi Lovato, Shakira, Olivia Rodrigo, Cardi B me Megan Thee Stallion, Diddy, Lil Wayne, Doja Cat dhe Fall Out Boy.

Më poshtë lista e fituesve:

Video e vitit
Taylor Swift – “Anti-Hero”

Artisti i vitit
Taylor Swift

Kënga e vitit
Taylor Swift – “Anti-Hero”

Artisti më i mirë i ri
Ice Spice

Performanca e vitit
Aprill 2023: Tomorroë X Together “Sugar Rush Ride”

Bashkëpunimi më i mirë
Karol G, Shakira – “TQG”

Kënga pop më e mirë
Taylor Swift – “Anti-Hero”

Kënga më e mirë Hip-Hop
Nicki Minaj – “Super Freaky Girl”

Kënga më e mirë R&B
SZA – “Shirt”

Kënga më e mirë rock
Måneskin – “The Loneliest”

Kënga më e mirë latine
Anitta – “Funk Rave”

Kënga më e mirë AFROBEAT
Rema & Selena Gomez – “Calm Doën”

Kënga më e mirë K-POP
Stray Kids – “S-Class”.

Top Channel

Read Entire Article