Mund të mos ishte sot gjallë – vjen reagimi i Grossos pas lëndimit të rëndë që pësoi nga tifozët e Marseilles

11 months ago 8

Java e dhjetë në Ligue 1 të Francës sa nuk përfundoi në tragjedi, me tifozët që ishin kryefjala e dhunës.

Ultrasit e Marseilles sulmuan autobusin e Lyonit duke e goditur atë me sende të fortë dhe gurë.

Nga xhamat e thyer mbeti i lënduar rëndë trajneri i Lyonit, Fabio Grosso dhe ndihmësi i tij.

Tekniku italian u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë pas plagëve të marra në afërsi të syrit.

Së fundmi, Grosso reagoi për herë të parë në lidhje me këtë incident duke theksuar se të dielën mund të kishte ndodhur një tragjedi.

“Ajo që ndodhi të dielën mund të ishte një tragjedi dhe me siguri kështu është për sportin dhe për të gjithë ata që e duan këtë lojë. Uroj me gjithë zemër që të ketë qenë një leksion për të ardhmen tonë. I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe që më keni qëndruar pranë”, u shpreh Grosso. /Telegrafi/

🚨Lyon bus was targeted and hit by rocks thrown on its way to the Velodrome to face Marseille.

Lyon manager Fabio Grosso was injured and bleeding as shards of glass cut his face. @ESPNFC

pic.twitter.com/fMjt8MFINU

— TheSecretScout (@TheSecretScout_) October 29, 2023

Read Entire Article