Muxhahedini iku nga kampi, drejtuesit e MEK tentuan ta rimerrnin me forcë, zbardhet konflikti i iranianëve që përfundoi në polici

1 year ago 34
Reklamë

Zbardhen detaje nga konflikti që përfshiu një banor të MEK dhe kampin e muxhahedinëve, pasi ai u largua nga ASHRAF3. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se iraniani ishte larguar nga kampi dhe kishte shkuar në një shoqatë që kanë anëtarët e MEK, që ndodhet afër komisariatit nr.4 në Tiranë.

Pasi drejtuesit e MEK kanë shkuar për ta marrë, iraniani nuk ka pranuar që të kthehet në kamp ndërsa aty situata ka agravuar, ndërsa ka pasur dhe konfrontim fizik pasi kanë tentuar që ta marrin me forcë.

Shërbimet e komisariatit nr.4 kanë ndërhyrë për të shuar konfliktit dhe kanë marrë personin që ishte larguar nga kampi dhe me pas është njoftuar Drejtoria e Antiterrorit të cilët kanë marrë në pyetje banorin e MEK dhe po vijojnë hetimet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article