Muzikë e re? Pas reagimeve të ashpra nga fansat e Britney Spears, Justin Timberlake fshin postimet në Instagram

8 months ago 11
Reklamë
12:28 09/01/2024

Këngëtari i njohur, Justin Timberlake, 42 vjeç, ka zhdukur çdo foto dhe video nga faqja e tij e Instagram-it, pas reagimit të njerëzve kur lexuan librin e Britney Spears, “The Woman in Me” (Gruaja brenda meje).

Siç dihet, Timberlake dhe Spears kanë pasur një lidhje të gjatë, e këtë gjë artistja e ka pasqyruar edhe në autobiografinë e saj. Në të, këngëtarja kishte rrëfyer se gjatë lidhjes së tyre tre vjeçare, ajo kishte pasur një abort, pasi Timberlake nuk ishte ende gati të bëhej baba.

E doja shumë Justin-in. Gjithmonë prisja që një ditë të kishim një familje së bashku. Kjo ndodhi shumë më herët se sa e kisha parashikuar. Por Justin nuk ishte i lumtur për shtatzëninë. Ai tha se ne nuk ishim gati të kishim një fëmijë në jetën tonë, se ishim shumë të rinj.” – ka shkruar Britney Spears.

Këngëtarja e “Gimme More”, ka kujtuar edhe dhimbjen “torturuese” të abortit, e cila u detyrua ta bënte në shtëpi, për të parandaluar shpërndarjen e shtatzënisë në media.

Vazhdova të qaja dhe të qaja derisa mbaroi gjithçka”, shkroi Spears. “U deshën orë të tëra dhe nuk mbaj mend sesi përfundoi, por mbaj mend, njëzet vjet më vonë, dhimbjen dhe frikën që ndieja.”

Të gjitha këto, nisën një gjuhë urrejtje përkundrejt Justin Timberlake. Para se të fshinte postimet në Instagram, ai bllokoi të gjitha komentet negative që fansat e këngëtares po linin në llogarinë e tij.

Gjithsesi, disa njerëz mendojnë që artisti i ka hequr postimet, pasi do nxjerrë muzikë të re. Kjo teori u përforcua me datë 8 janar, kur ai zëvendësoi foton e profilit në Instagram. Aty, 42-vjeçarin është duke parë reflektimin e tij në pasqyrën e një makine.

Njëri nga fansat e tij shkroi: “Shumë artistë kohët e fundit kanë fshirë rrjetet e tyre sociale në përgatitje për projektet e reja.

Madje, edhe një burimi ka konfirmuar në 2023-shin për Page Six: “Justin po del me një album të ri, kështu që ai po planifikon një turne të madh në SHBA për vitin 2024”.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article