“Naim Murseli nuk e ka pranuar ende vrasjen”, avokati: Autorët janë vrasësit më naivë në Kosovë

9 months ago 22
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Avokati Arianit Koci tha se ka informata se Naim Murseli nuk e ka pranuar akoma kryerjen e veprës së vrasjes së Liridona Ademajt. Sipas avokatit, Murseli vazhdon të pohojë se janë ndalur nga grabitësit në rrugë në natën kur u ekzekutua Liridona.

Ai tha se vrasësit e Liridona Ademajt, janë më naivë që nga pasluta, duke radhitur këto arsye. “Kështu qysh ka ndodhë unë besoj që këta janë kriminelët më naivë të Kosovës së pasluftës. Më së pari, me hy në atë rrugë me tabela origjinale, me kerr rent a car, policia nuk e ka pas problem me gjetë se në atë rrugë nuk ka qarkullim të shumë të kerreve. Një kilometer me herët me pa një kamerë i regjistron cilat kerre kanë kalu anej. Ka hy me një rrugë ku nuk ka trafik”, tha Koci.

“Kur hyn dkush me grabitë nuk ndalet kah bashkëvozitësi po shkon kah shoferi. E tash ai po shkon kah shoferi i ky po arrinë mi nxjerrë dy fëmijet dhe vetë me ikë, është e pabesueshme”, tha ai ne T7.

“Këtu ka qaq shumë mangësi saqë po them këta janë kriminelët më naivë të pasluftës”, tha Koci. Koci tha se Naim Murseli nuk e ka pranu asnjëherë veprën, “e kam informatën e sigurtë”, tha Koci. Sipas Kocit, Naim Murseli “po thotë se ka ikë se kanë tentu me grabitë”. Sa i përket motivit të vrasjes së Liridonës, ai tha duhet me pritë me u kry hetimet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article