Naomi Campbell shkëlqen në pistën e modës me një bluzë argjendi dhe një fund të tejdukshëm gjatë Javës së Modës në Paris

11 months ago 36
Reklamë

Naomi Campbell ndriçoi pistën me një pamje të ndezur në shfaqjen e Alexander McQueen gjatë Javës së Modës në Paris të shtunën.

Supermodelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo, ndërsa shfaqi pamjen e saj sfiduese ndaj moshës në një pjesë nga koleksioni, shkruan DailyMail.

Rreshti i parë i mbushur me yje, i cili përfshinte Cate Blanchett, Letitia Wright dhe Elle Fanning, u fiksuan teksa Naomi vendosi një dukje mahnitëse.

Nëna e dy fëmijëve dukej e pabesueshme me një bluzë metalike pa rrip që shfaqte një dekolte të thellë.

Gjysma e poshtme dukej si bisht sirene, e cila me të vërtetë e bëri tërë pamjen të dukej mahnitëse.

Një fund me fije përbënte gjysmën e poshtme të ansamblit, duke shfaqur linjat e saj të tonifikuara, ndërsa ajo i dha vetes disa centimetra shtesë në një palë taka argjendi me majë.

Grimi i saj ishte i përsosur, duke nxjerrë në pah mollëzat e saj të larta dhe nofullën e patëmetë, ndërsa flokët e saj të errët vareshin të lirshme pas shpinës.

Pas shfaqjes, ikona e modës shijoi një darkë në Hotel Costes dhe kaloi nëpër një turmë të madhe shikuesish dhe fansash. /Telegrafi/

Read Entire Article