National League/ Çekia dominon pjesën e parë përballë Shqipërisë, kaloi në avantazh në minutën e tretë

6 days ago 29

Është mbyllur me rezultatin 1-0 për skuadrën çeke pjesa e parë mes Çekisë dhe Shqipërisë që po luhet në Pragë, ndeshje e vlefshme për National League.

Një pjesë e parë e dominuar totalisht nga skuadra çeke, e cila ka shënuar që në minutën e tretë me anë të Chory, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes shqiptare dhe me të djathtën arriti të realizojë.

Çekët patën gjithashtu edhe disa raste të tjera, por Strakosha tregoi personalitet duke mos lejuar prekjen e portës.

Ndërkohë rastin më të mirë Shqipëria e pati me anë të Nedim Bajramit i cili goditi fort me të djathtën jashtë zone, dhe topi kaloi shumë pranë portës çeke.

Read Entire Article