National League/ Shqipëria “bie” në Pragë, çekët “hakmerren” ndaj kuqezinjve

6 days ago 37

Shqipëria është mundur 2-0 mbrëmjen e sotme nga Çekia në Pragë në ndeshjen e tretë të National League.

Ishte Chory i cili ndëshkoi dy herë kuqezinjtë, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Në minutën e tretë të pjesë së parë Chery përfitoi nga një gabim i mbrojtjes tonë dhe shënoi me të djathtën.

Duhet theksuar se me përjashtim të rastit të Nedim Bajramit, skuadra çeke dominoi totalisht gjithë pjesën e parë.

Ndërkohë me fillimin e pjesës së dytë kuqezinjtë ndryshuan marsh duke krijuar disa raste të pastra shënimi, ku më i miri ishte ai i shpërdoruar nga Jasir Asani në minutën e 52 të ndeshjes, ku pas një kundërsulmi arriti të futej në zonën çeke, por u tregua mjaft egoist duke e fluturuar topin në ajër.

Ndërkohë një tjetër rast i mirë ishte dhe gjuajtja e Kristjan Asllanit ku portieri çek bëri mrekulli.

Ndërsa në minutën e 63 të takimit çekët realizuan edhe golin e dytë sërish me Choryn. Pas një krosimi nga e majta Chory kërceu mbi mbrojtësit kuqezinj duke realizuar me kokë.

Pas kësaj ndeshjeje Shqipëria renditet në vendin e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën, të cilën e mposhti në ndeshjen e parë.

Kuqezinjtë do të luajnë sërish pas 3 ditësh, ku përballë do të kenë skuadrën e Gjeorgjisë.

Read Entire Article