Nations League, Ismajli: Në Gjeorgji vijmë vetëm për fitore

4 days ago 46

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës në Gjeorgji, ndeshjen e katërt të Nations League.

Në këtë sfidë Shqipëria shkon pas dy humbjeve, atë me Gjeorgjinë në “Air Albania” në muajin shtator dhe atë të dy ditëve më parë me Çekinë në Pragë.

Në sfidën e nesërme kuqezinjtë do të kërkojnë trepikëshin, për të vijuar të qendrojnë në garë për të kaluar një grup më lart në sezonin e ardhshëm të Nations League.

Një ditë para ndeshjes me Gjerogjinë qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismaili ka theksuar se kuqezinjtë luajnë vetëm për fitore dhe se nuk e kanë aspak frikë kundërshtarin.

Përshëndetje të gjithëve. Ne kemi ardhur këtu për tre pikë dhe ne fitorja na mban. Pa diskutim do dalim më të bashkuar nga ky grup. Kur e shikon ndeshjen se si kanë rrjedhur me Gjeorgjinë nuk e kemi e merituar, por siç e thash do punojmë për të marrë 3 pikët që duhen. Besoj që do ja dalim ndeshjen e nesërme sepse grupi është ai që e bën ndeshjen. Plani jonë është me u fut gjithmonë në ndeshje për të bërë më të mirën. Shpresojmë që nesër do ja dalim. Ekipi i Gjeorgjisë luan me kundërsulme, ne do të vazhdojmë me të njëjtën skenë dhe shpresojmë që do ia dalim”, tha ai.

Read Entire Article