Nations League, Silvinjo: Gjerogjia është skuadër e fortë, nesër vendos për formacionin

4 days ago 38

Trajneri i kombëtares shqiptare Silvinjo ka folur për sfidën e nesërme me Gjeorgjinë, ku Shqipëria do të kërkojë fitoren për të qendruar në garë për të kalaur një grup më lart sezonin e ardhshëm në Nations League.

Silvinjo ka velrësuar kundërshtarin, ndërsa është shprehur se do të vendosë ditën e nesërme për formacionin.

Gjeorgjia ka një skuadër të fortë, të organizuar shumë mirë, ka lojtarë me cilësi teknike dhe fizike. Kështu që secili nga lojtarët në fushë duhet të ketë cilësi dhe të kujdesemi. Ne e njohim Gjeorgjinë si ekip, por secili nga lojtarët që futet në fushë do të jetë i rëndësishëm. Ne kemi shpenzuar shumë energji në ndeshjen e kaluar, do të jetë kjo një ndeshje e vështirë, do jetë dhe kjo një ndeshje e vështirë, por ne nuk e dimë ende se me cilët lojtarë do të luajmë. Kemi pasur një rrugëtim të vështirë, nga Praga 4 orë. Kështu që nesër do të marrim një vendim. Kemi lojtarë që u besojmë 100% për tu futur në fushë“, tha Sylvinho.

Read Entire Article