NATO njofton mbështetjen e re me municione prej 2.53 miliardë dollarësh për Ukrainën

11 months ago 11
Reklamë

Shefi i NATO-s njoftoi të enjten se NATO nënshkroi kontrata kornizë për 2.4 miliardë euro (2.53 miliardë dollarë) për municione kyçe për Ukrainën.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kiev pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se 1 miliardë euro nga 2.4 miliardë euro janë “porosi të konfirmuara”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, ato mbulojnë “municion kyç” për Ukrainën.

Siç thuhet më tej, Stoltenberg përsëriti mbështetjen e NATO-s për Ukrainën – e cila ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me aleancën – duke thënë: “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”.

“Ndërsa ne punojmë së bashku për t’ju përgatitur për atë të ardhme, NATO qëndron me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, theksoi ai.

Stoltenberg theksoi gjithashtu se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me fitoren e Kievit.

I pyetur për raketat ruse që dyshohet se kanë rënë pranë kufirit të Ukrainës me Rumaninë anëtare të NATO-s, Stoltenberg tha se “nuk kishte prova që sulme të tilla ishin një sulm i qëllimshëm ndaj Rumanisë”, por i dënoi ato si “të pamatur” dhe “destabilizues”.

Nga ana e tij, Zelensky thuhet se falënderoi Stoltenberg për mbështetjen, duke shtuar se është veçanërisht e rëndësishme kur disa zëra bëjnë thirrje për t’i dhënë fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën. /Telegrafi/

Read Entire Article