Ndahen çmimet Golden Globes

8 months ago 21
Reklamë
18:10 08/01/2024

Filmi Barbie ku luan Dua Lipa u vlerësua për arkëtimet

Triumf absolut i filmit Oppenheimer në çmimet Golden Globes për filmat më të mirë të vitit në Shtetet e Bashkuara. Drama që tregon historinë e fizikantit amerikan Robert Oppenheimer, i njohur si babai i bombës atomike, rrëmbeu 5 trofetë kryesorë të globit të artë.

Përveçse u shpall drama më e mirë e vitit, drama u vlerësua me trofeun e regjisorit më të mirë që shkoi për Kristofer Nolanin. Kilian Mërfi në rolin e protagonistit të filmit u shpall aktori më i mirë, ndërsa po këtij filmi iu dha edhe trofeu i aktorit më të mirë mbështetës, që i shkoi Robert Daunit.

Aktorja më e mirë u shpall Lili Gradston në rolin e protagonistes në filmin Killers of the Flower Moon. I suksesshëm ishte një tjetër film që mori trofe të rëndësishëm, për serialin më të mirë dhe për aktoren dhe aktorin më të mirë të serialeve dramatikë për Sarah Snukun dhe Kieran Kalkinin. Ndërsa filmi Barbi ku Dua Lipa merr pjesë edhe si aktore edhe si këngëtare në kolonën zanore u vlerësua për arkëtimet më të mira në gjithë botën gjatë premierave.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article