Ndahen pas tre vitesh Rosalia dhe Rauw Alejandro

1 year ago 28
11:49 26/07/2023

Ende nuk dihen arsyet që çuan në ndarjen e dy këngëtarëve

Pas tre vitesh lidhje dashurie Rosalia dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund romancës me tyre. Çifti nuk ka komentuar detajet e këtij vendimi dhe as nuk i ka konfirmuar apo mohuar lajmet e mediave ndërkombëtare.

Mësohet se ndarja mes dy këngëtarëve është miqësore, por gjithsesi kjo ka bërë që fansat të jenë shumë të befasuar duke marrë parasysh se ata u fejuan gjatë muajit Mars.

Lajmin për fejesën ata e dhanë përmes videos së këngës së tyre, ‘Beso’, e cila tregon disa nga momentet më të lumtura e çiftit. Gjatë gjithë romancës së tyre , si këngëtarja e dhe Alejandro kanë vlerësuar njëri-tjetrin nga ana profesionale gjatë daljeve të tyre publike.

Disa ditë më parë këngëtarja Rosalia postoi një foto në rrjetet sociale ku shihet duke qarë e cila shqetësoi jo pak fansat e artistes.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article